
ANGLI – Kampionët e Premier League dhe të Champions League në fuqi, Manchester City kanë humbur 1:0 përballë Aston Villës. Një rezultat shokues, që ka befasuar të gjithë. Shumë ekspertë besojnë se City mund të jetë në krizë.
Kampionët në fuqi nuk kanë shënuar një fitore në 4 ndeshjet e fundit në kampionat dhe janë tashmë 6 pikë larg nga kryesuesi, Arsenal. Pas humbjes shokuese, trajneri i Cityt, Pep Guardiola ka thënë se po punon për të ngritur ekipin në nivelet më të mira. Dhe ish-mbrojtësi i Arsenalit, Martin Keoun, beson se kampionët janë në një krizë të vogël, duke thënë për BBC se ata duken të pambrojtur.
Goditja e devijuar e Leon Bailey në minutën e 74-të i dha Villas një fitore të merituar – duke bërë që City të bjerë në vendin e katërt në renditje, pas Villas, Liverpool dhe Arsenal. Me kaq shumë rivalë që po shfaqen, a mundet që Manchester City të humbasë kurorën e kampiones së Anglisë?
Edhe statistikat nuk duken të mira për një skuadër si Manchester City. Ekipi ka zhvilluar katër ndeshje radhazi në Premier League pa fitore, për herë të parë që nga prilli 2017, duke barazuar me Chelsean, Liverpool dhe Tottenham, para humbjes me Aston Villan. City pësoi 17 gola në 15 ndeshjet e para të Premier Ligë për herë të parë që nga sezoni 2009-10, kur përfundoi në vendin e pestë.
Ata tentuan vetëm dy goditje kundër Villas. 22 goditjet nga Aston Villa ishin shumë, pasi City nuk është mësuar të ketë kaq shumë “furi” në portën e saj. Vlen të përmendet megjithatë se në sezonin e tyre fitues të titullit 2018-19 nën Guardiolën, City ishte 10 pikë larg vendit të pare, pas 19 ndeshjesh dhe fitoi Premier League me 98 pikë.
Guardiola kërkon 'zgjidhje' për problemet
Pas humbjes zhgënjyese, Guardiola pranoi se skuadra më e mirë fitoi dhe ai duhet të gjejë një zgjidhje për të ndryshuar problemet e Cityt. “Ne luftuam, veçanërisht në pjesën e parë dhe e dyta ishte krejtësisht ndryshe”, tha menaxheri i Cityt për Amazon Prime. “Në fund të lojës, pasimet nuk ishin të sakta dhe ekipi nuk po lunate mirë. Ne e dimë se cili është niveli ynë dhe si menaxher duhet të gjejmë një mënyrë për të fituar ndeshjet. Ne jemi duke luftuar pak. Unë jam këtu për t'i ndihmuar lojtarët", tha ai.
Katër humbjet e Cityt këtë sezon kanë ardhur kur mesfushori Rodri, ka qenë jashtë formacionit fillestar. Spanjolli humbi ndeshjen me Villan për shkak të një pezullimi. Me Rodrin në skuadër, City është i pamposhtur në 43 ndeshjet e fundit dhe Guardiola shtoi se duhet të gjejë një mënyrë për të fituar pa të. Si rrallë herë, Manchester City është në vend të 4 të Premier League./ZËRI/