Qytetërim

Burri vendos rekord botëror, hidhet nga 40 metra në ujin me akull

Norvegjezi Ken Stornes arriti që të hidhet nga 40 metra lartësi, nga një shkëmb drejt e në ujin me akull. Ai u inkurajua nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

D.XH
Burri vendos rekord botëror, hidhet nga 40 metra në ujin me akull
Hedhja nga shkembi ne uje me akull

NORVEGJI - Një burrë u hodh në ujë me akull nga 40 metra lartësi, duke vendosur një rekord të ri botëror! Rekordmeni është identifikuar si Ken Stornes, i cili është tepër i njohur në rrjetet sociale. Ai u hodh nga lartësia e konsiderueshme direkt në ujë me akull dhe doli gjallë nga prova e rrezikshme.

Më pas ai hyri në Instagram dhe postoi videon, e cila është bërë virale. Aventurieri i njohur norvegjez shkroi: “Rekord i ri botëror! 40.5 metra/132 ft. E kthejmë rekordin botëror në Norgjevi, aty ku i takon. Kjo ishte çmenduri!”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ken Stornes (@kenstornes)

Stornes falënderoi gjithashtu ekipin që e ndihmuan për të arritur këtë rekord. Ai më tej shkroi “Faleminderit për të gjithë. Pa ndihmën tuaj, nuk do të isha këtu”. Prova e Ken Stornes ishte mjaft me rrezik, duke sfiduar temperaturat e ftohta dhe rreziqet potenciale për jetën. I ngarkuar në rrjetet sociale vetëm tre ditë më parë, postimi nga Ken Stornes deri më tani ka grumbulluar 3037436 pëlqime. Komentet janë inkurajuese.

“Si arrita ta bësh këtë dhe nuk vdiqe? Guri që hodhe theu akullin dhe ti u hodhe aty? Kjo është çmenduri”, komentoi një përdorues i Instagramit. Të tjerët thanë se sfida ishte e komplikuar dhe e inkurajuan atë për guximin e treguar./ZËRI/

Poll

MOS HUMB