
SHBA- Kate Winslet është aktroja kryesore e filmit të famshem “Titanic”. 48-vjeçarja u shfaq në një intervistë në revistën “PORTER”, ku ndryshe nga se mund të medndonim se do ndihej ajo për famën që i dha filmi, Winslet ka habitur me deklaratën.
Ajo tregoi se fama që mori direkt pas filmit ishte e tmerrshme dhe se ajo duhej të sillej në një mënyrë që publiku donte dhe jo vetë ajo.
“U ndjeva sikur duhet te dukesha në një mënyrë të caktuar, sikur duhet të isha ajo që donin të tjerët dhe sidomos për shkak të ndërhyrjes së tepërt të mediave në atë kohë, ndihesha sikur kisha një jetë të palumtur”, u shpreh ajo.
Megjithatë Kate pranon se eksperienca që ajo ka kaluar ka qenë e bukur, dhe ajo ndihet e emocionuar që ky film vazhdon ti emocionojë njerëzit./ZËRI