Qytetërim

Gratë mendonin se flisnin me Brad Pitt, 5 persona në prangat e policisë spanjolle. Përfituan 325 mijë euro

Dy gratë mendonin se ishin duke folur me yllin e Hollivud Brad Pitt

E.K
Gratë mendonin se flisnin me Brad Pitt, 5 persona në prangat e
Brad pitt

SPANJË- 5 persona janë vënë në pranga nga policia në Spanjë, për shkak se kanë mashtruar dy gra, duke iu marrë shumën prej 325 000 euro. Personat e arrestuar paraqiteshin si ylli i Hollivudit, Brad Pitt në internet. Të dyshuarit kontaktuan me gratë në një faqe interneti për fansat e aktorit fitues të Oskarit dhe i shtynë ato të besonin se “kishin një marrëdhënie sentimentale me të”, tha policia civile e Spanjës Guardia në një deklaratë të hënën.

Duke u paraqitur si Pitt, anëtarët e bandës dyshohet se më pas i inkurajuan gratë të investonin në projekte të ndryshme që nuk ekzistonin. Një gruaje, nga rajoni jugor i Andaluzisë, iu morën 175 000 euro, ndërsa tjetra, nga shteti verior i Baskëve, humbi 150 000 euro.

“Kriminelët kibernetikë, për të kapur viktimat, kishin studiuar rrjetet e tyre sociale dhe kishin bërë një profil psikologjik të tyre, duke zbuluar se të dyja gratë ishin dy persona të pambrojtur, me mungesë afeksioni dhe në gjendje depresioni”, – tha policia.

“Ata përdorën gjithashtu platformat për të shkëmbyer mesazhe dhe emaile me dy gratë derisa arritën në një pikë ku ato besuan se po bisedonin përmes ËhatsApp me vetë Brad Pitt, i cili u premtoi atyre një lidhje romantike dhe një të ardhme së bashku”.

Gratë mendonin se flisnin me Brad Pitt, 5 persona në prangat e

Policia arrestoi 5 persona në rajonin jugor të Andaluzisë, duke përfshirë udhëheqësit e dyshuar të grupit. Ata bastisën 5 shtëpi si pjesë e operacioneve të tyre, duke sekuestruar disa telefona celularë, karta bankare, dy kompjuterë dhe një ditar “në të cilin ishin shkruar frazat e përdorura nga mashtruesit për të mashtruar viktimat e tyre”. Oficerët ishin në gjendje të rikuperonin vetëm 85 000 euro të përfituara nga dy gratë.

Poll

MOS HUMB