Qytetërim

“Jeni k*rva të shtrenjta”, motrat Berisha në kërkim, Klea Prenga sherr me nënën e tyre: Prej javësh po përballem me denigrim

Ndërsa vajzat e saj janë në kërkim, Donika Marashi thotë se familja e saj distancohet nga çdo denigrim që po i bëhet Klea Prengës

E.K
“Jeni k*rva të shtrenjta”, motrat Berisha në kërkim,
Klea prenga, donika marashi me vajzat

TIRANË- Në një kohë që motrat Antonela dhe Mariela Berisha, janë ende në kërkim nga policia, për sulmin ndaj Klea Prengës, mamaja e tyre, ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku thotë se po i keqpërdoret imazhi i saj dhe i fëmijëve. Donika Marashi, e ëma e motrave Berisha, në një reagim në rrjetet sociale, i cili më pas është fshirë, thotë që ka denoncuar të gjitha faqet që kanë denigruar atë dhe vajzat e saj. Po ashtu, Marashi shprehet se ajo distancohet nga çdo profil që është hapur, dhe sulmon dhe denigron palën tjetër, në këtë rast Klea Prengën.

“Pershendetje. Dua te lajmeroj te gjithe qe sot kam denoncuar ne shtetin ku jetoj dhe jam rezidente te gjitha adresat qe po perdorin imazhin tim dhe te femijeve te mi ne rrjete sociale. Shume njerez po perfitojne nga fatkeqsia qe ndodhi dhe duke ma bere me te veshtire situaten, po postojne imazhe te miat dhe te vajzave te mia. Do deshiroja qe askush te mos perdorte me imazhet tona as per te treguar mbeshtetje dhe as per te denigruar. Theksoj qe vjedhja e imazheve sipas artikullit 167 D.Lgs n. 196/2003 te Republikes Italiane perkufizohet si krim i perdorimit ilegal te te dhenave dhe ndeshkohet me deri ne 3 vite burg. Per me teper, nese keto imazhe perdoren per te shqetesuar dike tjeter apo njollosur reputacionin e tij, shtohet dhe vepra penale (art 595 i kodit penal) e difamacionit te rende. Distancohemi publikisht nga cdo adres qe esht hapur per te denigruar gjithashtu dhe palen tjeter”, shkruan mes të tjerave Marashi në postimin e saj.

“Jeni k*rva të shtrenjta”, motrat Berisha në kërkim,

Ky reagim i saj ka nxitur reagimin e Kleas, e cila ka zbuluar dhe komentet që vetë Donika Marashi ka bërë në drejtim të saj pas ngjarjes. Në komente e ëma e motrave Berisha akuzon Prengën si të pandershme, duke përdorur një gjuhë fyese në drejtim të saj.

ka qenë ajo që e ka ofenduar e para me fjalë të cilat i keni të paraqitura në imazhin e mëposhtëm:

“Po i rikujtoj zonjës komentin e saj dhe fjalorin e përdorur”, shprehet ndër të tjera Klea teksa pretendon se ai koment është bërë në momentin e postimit të plagëve dhe është fshirë në mënyrë të menjëhershme prej Donikës.

Postimi i plotë i Kleas:

Marr shkak të bëj këtë postim pasi mamaja e dy personave që kryen sulmin brutal ndaj meje ka vendosur të postojë në Instagram story nje deklaratë ku përmend faktin që distancohet publikisht nga çdo adresë që është hapur për të denigruat palën tjetër që jam unë. Kjo e njëjta person, në momentin kur unë publikova fotot e plagëve pas sulmit, ishte një ndër komentueset e para, koment të cilin e fshiu brenda 5 minutash.

Ajo përdori një gjuhë të degjeneruar dhe të pahijshme kundër meje dhe motrës time, duke vërtetuar se fjalët dhe veprimet e saj janë krejt të ndryshme nga ajo që pretendon publikisht. Po i rikujtoj zonjës komentin e saj dhe fjalorin e përdorur me foton më poshtë. Prej disa javësh, jam përballur me dhjetëra profile të rreme në TikTok të hapura nga i njëjti person, të cilat postojnë komente fyese dhe denigruese ndaj meje në mënyrën më të ulët të mundshme.

Për më tepër, janë postuar edhe foto të familjarëve të mi. Unë qëndroj gjithmonë e hapur dhe e sinqertë përballë publikut, pa u fshehur pas identiteteve të rreme. Ndryshe nga disa njerëz, unë nuk përdor fjalë të ulëta apo komente fyese për t'u mbrojtur apo për të sulmuar dikë tjetër. E vërteta ime është publike dhe e qartë për këdo që ka parë dhe do të shohë faktet. Drejtësia dhe e vërteta gjithmonë dalin në dritë, pavarësisht se sa kohë mund të marrë.

Komenti që Klea pretendon se është shkruar nga mamaja e motrave Berisha: Sa mirë po e njihke moj zogu, i njeh mirë se ke qenë edhe ti me motrën tënde në Dubai. Po ç’tiu them unë, jeni kurva të shtrenjta, 500 euro nata!

“Jeni k*rva të shtrenjta”, motrat Berisha në kërkim,

Motrat Berisha prej dy muajsh ndodhen në kërkim nga policia, pasi akuzohen për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje, ndaj Klea Prengës. Sulmi me shishe dhe gota qelqi, ndodhi në një lokal në periferi të Tiranës, për shkaqe xhelozie. /ZËRI

Poll

MOS HUMB