
ITALI- Interi, në një garë të ethshme për titullin e kampionit italian dhëmbë-për-dhëmbë me të kaltrit e Napolit të Kontes, ka një të dhënë interesante për origjinën e golave. Në këtë statistikë radhitet e para në Itali. 11 herë ka shënuar me gola që vijnë nga rivëniet këndore, ose goditjet e këndit.
E dyta renditet Parma, me 8 gola me origjinë këndoret dhe pastaj Lacioja, me 7 të tilla, aq sa Fiorentina dhe Atalanta. Antonio Konte, ndjekësi i Inzagit, ka sjellë vetëm 5 gola nga skemat e rivënieve këndore, aq sa Xhenoa, Torino dhe Roma.
Për të dominuar në këtë statistikë, duhet rrezikshmëri e befasi në aksionet e sulmit që të fitohen sa më shumë rivënie këndore, duhen ekzekutues të mirë rivëniesh dhe lojtarë taktikisht dhe fizikisht të aftë për t'i shfrytëzuar krosimet nga këndi brenda zonës së ngjeshur me lojtare. Interi i këtij viti duket se i ka të gjitha./ZËRI