Qytetërim

Studimi: Video-lojërat përmirësojnë mirëqenien mendore

Veçanërisht, studimi zbuloi se ndërsa 'PlayStation 5' ofronte përfitime relativisht më të vogla psikologjike për fëmijët, 'Nintendo Switch' ofroi përfitime më të mëdha psikologjike.

F.I
Studimi: Video-lojërat përmirësojnë mirëqenien mendore
FOTO ILUSTRUESE

SHBA-Një studim i titulluar "Efekti shkakësor i lojërave video në mirëqenien mendore në Japoni 2020-2022", i botuar në Nature Human Behavior, ka kryer hetimin më gjithëpërfshirës deri më sot mbi lidhjen midis videolojërave dhe mirëqenies mendore. 

Sipas studimit luajtja e videolojërave mund të rrisë shëndetin mendor dhe kënaqësinë e përgjithshme të jetës. Duke gjurmuar rreth 100,000 njerëz në Japoni gjatë dy viteve, studiuesit vunë re se përdorimi i 'Nintendo Switch' dhe 'PlayStation 5' lidhej me nivele më të ulëta të shqetësimit psikologjik. Veçanërisht, studimi zbuloi se ndërsa 'PlayStation 5' ofronte përfitime relativisht më të vogla psikologjike për fëmijët, 'Nintendo Switch' ofroi përfitime më të mëdha psikologjike.

Ndërsa të dhënat për këtë studim u mblodhën gjatë periudhës së COVID-19, autorët vënë në dukje rëndësinë e kërkimeve të ardhshme për të verifikuar këto rezultate në kontekste të ndryshme. Megjithatë, metodologjia e fortë e studimit ofron prova bindëse për marrëdhënien shkakësore midis lojërave video dhe përmirësimit të mirëqenies mendore.

Këto gjetje vënë në pikëpyetje stereotipin se lojërat janë universalisht të dëmshme për fëmijët dhe theksojnë rëndësinë e konsiderimit të natyrës së shumëanshme të lojërave, duke përfshirë platformat, zhanret dhe stilet e lojës, në kërkime dhe politikëbërje./ZËRI

Poll

MOS HUMB