
SPANJË- Karlo Ançeloti, ndër trajnerët më të suksesshëm të Botës dhe trajneri më i mirë i momentit italian në qarkullim, i eliminuar nga Liga e Kampioneve, i dyti pas Barcelonës në La Liga, i ka punët keq. Mirëpo emri i tij në Botën e futbollit nuk e ka lënë pa dashamirës. Përkundrazi. Miqtë i ka të shumtë. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Arrigo Saki foli për të ardhmen e trajnerit Karlo Ançeloti.
Saki tha se nuk e di çfarë synon të bëjë Ançeloti, por shtoi se Federata e Futbollit e Brazilit po e ndjek prej kohësh dhe ideja për të drejtuar "Seleçaon" në një Kupë Bote është padyshim tërheqëse.
Ai, megjithatë sugjeroi se drejtuesit e klubeve si Milani apo Roma duhet të kontaktojnë Ançelotin, sepse "një telefonatë nuk kushton asgjë". "Unë do ta kisha telefonuar", tha Saki, në një situatë imagjinare po të ishte drejtues i ndonjërit prej këtyre klubeve. Saki, ish-trajneri i famshëm i Milanit të epokës së Berluskonit, u shpreh se një rikthim i Ancelottit në stolin kuqezi do të ishte ideal.
Sipas tij, Don Karloja është një vlerë e futbollit botëror dhe do të përshtatej në mënyrë të shkëlqyer me realitetin e Milanit, që e njeh shumë mirë dhe duhen shumë në mënyrë të ndërsjelltë.
Saki është i bindur se Don Karloha do të dinte se si të menaxhonte një periudhë delikate dhe të transmetonte shpirtin e klubit te lojtarët.
“Milani duhet t’i bëjë një telefonatë Ançelotit – një rikthim i tillë do të ishte i bujshëm dhe do të ndihmonte shumë ekipin”, përfundoi Sakhi.
Ndërkaq edhe Roma e ka të sigurt që do të jetë në kërkim të një trajneri të ri sezonin e ardhshëm, ku Ranieri ka deklaruar tërheqjen nga trajnimi./ZËRI