Qytetërim

FSHF prezanton ‘himnin’ e ri, do shoqërojë kuqezinjtë në Euro2024

Kënga ende nuk është publikuar, por me siguri do të ndjekë djemtë kuqezi në të gjithë rrugëtimin e tyre në Gjermani. 

k.m.
FSHF prezanton ‘himnin’ e ri, do shoqërojë kuqezinjtë
Capital T

TIRANË- Kur vetëm pak kohë na ndan nga nisja e Kampionatit Europian, Federata Shqiptare bën me dije se kombëtarja do të ketë një këngë dedikuar asaj dhe gjithë tifozëve. FSHF njofton zyrtarisht se kënga titullohet “Albania” dhe është realizuar nga reperi Capital T. Kënga ende nuk është publikuar, por me siguri do të ndjekë djemtë kuqezi në të gjithë rrugëtimin e tyre në Gjermani. 

“FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet "Albania" dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T. Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian "Gjermani 2024". Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë. Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria,”- shkruhet në njoftim.

POSTIMI I PLOTË:

Poll

MOS HUMB