Qytetërim

Franca thyen rekord, fiton 14:0 me Gjilbartarin

Ekipi francez shënoi një fitore të thellë ndaj Gjilbartarit, që mbeti me 10 lojtarë për pjesën më të madhe të sfidës. Mbappe realizoi 3 gola.

D.XH
Franca thyen rekord, fiton 14:0 me Gjilbartarin
France-Gjilbartar

PARIS - Franca shënoi shtatë gola në secilën pjesë, teksa shënoi fitoren më të thellë ndonjëherë, duke mposhtur 10 lojtarët e Gjibraltarit, 14-0 në kualifikimet e Euro 2024.

Mikpritësit tashmë kanë kaluar në turneun e Gjermanisë, por sërish luajtën fort, teksa Kylian Mbappe shënoi një hat-trick, duke shënuar dhe një gol nga 40 metra largësi.

Adoleshenti Uarren Zaire-Emery ishte një nga shtatë golashënuesit e pjesës së parë. Në moshën 17 vjeç, tetë muaj dhe 11 ditë, ai u bë lojtari më i ri që ka luajtur për Francën, që nga viti 1914. Ai shënoi për 3-0 para se të dilte i dëmtuar. Goli i parë ishte autogol i Santos. Të dytin e realizoi Thuram.

Mbappe çoi rezultatin 4-0 nga penalltia, përpara se golat e Clauss, Kingsley Coman dhe Youssouf Fofana ta bënin rezultatin 7-0 në pjesën e parë.

Franca u duk se ‘e hoqi këmbën nga gazi’ për një kohë, pasi vetëm në minutën e 63 shënoi golin e tetë. Ishte Rabiot që realizoi. Më pas, me radhë shënuan Coman, Dembele, Mbappe (2) dhe Giroud (2). Gjilbartari mbeti me 10 lojtarë që në minutën e 18.

Franca e përfundoi ndeshjen me 39 goditje në portë, krahasuar me asnjë të Gjibraltarit. Nga ky grup, Franca dhe Holanda kanë siguruar kualifikimin në Euro 2024./Zëri.ai/  

Poll

MOS HUMB