
SHBA- Jennifer Lopez ka vazhduar festimet e ditëlindjes së saj të 55-të në Hamptons me familjen dhe miqtë, duke shtruar një drekë në Arthur & Sons. Lopez-it iu bashkua menaxheri i saj për një kohë të gjatë, Benny Medina, fëmijët e saj, Max dhe Emme, dhe motra Lynda. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mungesa e bashkëshortit të saj, Ben Affleck, shkruajnë mediat e huaja.
Aktorja e "Hustlers" dukej e mrekullueshme me një jumpsuit të bardhë që ishte i zbukuruar me lule. Ajo kishte stiluar flokët në një bisht dhe e shoqëroi look-un me syze dielli.




Lopez ka kaluar javët e fundit në Hamptons pasi Affleck ka qëndruar në Los Angeles. Çifti madje kaloi përvjetorin e dytë të martesës të ndarë.