
ZVICËR- Sot në Nion të Zvicrës u hodh shorti për raundin e tretë në Ligën e Konferencës. Dy skuadrat shqiptare Egnatia dhe Partizani janë njohur me rivalët e mundshëm në rast kalimi të turit të dytë.
Nëse Egnatia do të mposhtë Vikingurin në raundin e dytë, atëherë në turin e tretë do të përballet me fituesin e çiftit Virtus-Flora Tallin. Ndërsa nëse Partizani fiton me Iberian, në turin tjetër do të përballet me fituesin e çiftit Bashakshehir-Fiorita, edhe pse favorit është Bashakshehir. Veç tyre, edhe pesë skuadrat e tjera shqiptare kanë mësuar rivalët.
Ballkani, skuadra kampione në fuqi e Kosovës, në rast se do të kalojë Hamrun Spartans në turin e dytë, në të tretin do të përballet me Larne F.C të Irlandës së Veriut.
Drita, që sfidon islandezët e Breidablik, në raundin e tretë, gjithmonë nëse kualifikohet, gjen fituesin e Auda-Cliftonville.
Kurse Struga, skuadra shqiptare kampione e Maqedonisë së Veriut, nëse eliminon Puynik, do të matë forcat me fituesen e çiftit Differdange-Ordabasy.
Sa i përket Llapit, nëse kalon danezët e Brondby, ekipi nga Podujeva do të përballet në raundin e tretë me fituesin e çiftit Legia Varshavë-Caernarfon Tawn.
Deçic Tuz, skuadra kampione shqiptare e Malit të Zi, nëse kalon Dinamo Batumin, do të përballet në turin e tretë me fituesin e finlandezët e Helsinkit.