Qytetërim

Me brohorima dhe flakadanë, Rey Manaj pritet në mënyrë spektakolare nga tifozët në Turqi

Me dhjetëra tifozë brohoritën emrin e Manajt, duke dhuruar spektakël me flakadanë, për t’i dhuruar mirëseardhjen sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë.

I.F
Me brohorima dhe flakadanë, Rey Manaj pritet në mënyrë
Rey Manaj

TURQI- Rey Manaj është rikthyer sërish në skuadrën e Sivasspor. Sulmuesi mbylli një sezon spektakolar, duke qenë shënuesi më i mirë i skuadrës dhe i treti më i mirë i kampionatit pas Edin Dzeko dhe Mauro Icardit.

Ndonëse u përfol për një transferim të Manaj drejt Serie A, deri tani duket se asgjë nuk është arritur dhe për momentin lojtari do të bashkohet me Sivasspor. Vetë sulmuesi njoftoi në rrjetet sociale se do të zbarkonte mbrëmjen e së dielës në aeroportin e Sivas. Tifozët ishin kujdesur për t’i bërë një pritje special, për të nderuar yllin e skuadrës.

Me dhjetëra tifozë brohoritën emrin e Manajt, duke dhuruar spektakël me flakadanë, për t’i dhuruar mirëseardhjen sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë.

Sezonin e shkuar, Manaj shënoi 18 gola në kampionat dhe 4 në Kupën e Turqisë, duke u kthyer në liderin e Sivasspor, por dhe në një nga lojtarët më të dashur për tifozët.

Ylli kuqezi pati një kontribut si pak të tjerë në Superligën turke duke shënuar 18 gola, e duke ndihmuar ekipin të renditej në pjesën e sipërme të klasifikimit.

Pasi shënoi 18 herë, Manaj doli shënuesi i tretë më i mirë në elitën turke, pas yjeve Mauro Ikardi dhe Edin Xheko, duke merituar atë që quhet Këpuca e Bronzit.

Nuk dihet nëse ai do të vazhdojë sërish karrierën në të njëjtin ekip, apo do të largohet.

Sivaspor do të kërkojë mbi 10 milionë euro për kartonin e tij dhe për transferimin ka kohë deri në fund të gushtit. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB