Qytetërim

Foli shqip dhe u kërcënua në aeroportin 'Lufthansa', Bebe Rexha: Më fal nuk do të mjaftojë

Ditën e sotme ajo ka treguar se kompania ajrore e ka kontaktuar menjëherë.

M.M
Foli shqip dhe u kërcënua në aeroportin 'Lufthansa',
Bebe Rexha

GJERMANI- Ditën e djeshme (17 gusht), këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha u përball me një situatë të pakëndshme në aeroportin 'Lufthansa'. Këngëtarja i foli në shqip një nga punonjësve, por ky i fundit e kërcënoi se nuk do e linte të udhëtonte. Ditën e sotme ajo ka treguar se kompania ajrore e ka kontaktuar menjëherë por gjithsesi këngëtarja është shprehur se nuk do të mjaftohet vetëm më një “më fal”.

Foli shqip dhe u kërcënua në aeroportin 'Lufthansa',
Instastory i Bebe Rexhës

“Kurrë nuk kam qenë kaq e shkatërruar emocionalisht. @Lufthansa më ka kontaktuar direkt, por e shtyj të bëjnë një hetim të plotë për të zbuluar se kush është ky burrë që abuzon me pushtetin e tij. Një ‘më fal’ nuk do të mjaftojë këtë radhë”, shkruan Bebe në Insta Story.

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha u shfaq duke qarë në disa video të publikuara në Instagram. Rexha e tronditur rrëfeu se i ka folur shqip një punonjësi të sigurimit në një aeroport, duke menduar se edhe ai është shqiptar. Punonjësi në fjalë i është kthyer me zemërim artistes, e cila thotë se e kërcënuan se nuk do e lejojnin të fluturonte./ ZËRI

Poll

MOS HUMB