Qytetërim

Vazja bëhuni gati për vjeshtën e 'Brat Girl'!

Brat mishëron një energji rebele që të rinjtë në mbarë botën po përqafojnë, duke hedhur poshtë drejtpërdrejt normat estetike dhe kufizuese sociale të "vajzës së rregullt" që kanë dominuar trendet kryesore.

M.M
Vazja bëhuni gati për vjeshtën e 'Brat Girl'!
Trendi "Brat"

SHBA- Vajza gëzohuni! Vera e cila po mbaron solli mjaft trende ne aplikacionin TikTok, duke bërë shumë këngë virale madje edhe duke thyer shumë "rregulla" estetike. Ndoshta ky sezon veror kaq i suksesshëm është drejt fundit por kjo nuk do të thotë se po vjen edhe fundi i "Brat", trendi veror i TikTok. Trend të cilit nuk i shpëtoi as kandidatja për presidente e SHBA, Kamala Harris.

Zyrtarisht po vjen vjeshta e vajzave "Brat" pasi Charli XCX deklaroi se kaosi do të mbijetojë edhe pas sezonit të verës me një remix të ri. Kush tha që të gjitha gjërat e mira duhet të marrin fund? Ikona e pop-it ndau një remiks hitit të saj "360 " dhe "Dreams" të Fleetwood Mac në një video që mblodhi plot 435,300 pëlqime dhe 2.1 milion shikime.

"Unë jam në Poloni dhe ka një aromë vjeshte në ajër... Diçka po ndryshon," ndau ajo me ndjekësit.


Çfarë është saktësisht 'Brat'?

I publikuar më 7 qershor, albumi Brat i Charli XCX ka shijuar sukses masiv ndërkombëtar, duke festuar rrëmujën dhe festimet e guximshme. Albumi nisi një lëvizje mbarëbotërore të mediave sociale, me fansat që përqafuan energjinë kaotike përmes kërcimit viral "Apple". Vetë Charli e përkufizoi etikën e "brat"-it: "Ti je ajo vajza që është pak e çrregullt, që pëlqen të festojë, thotë ndonjëherë budallallëqe, gjithashtu je e sinqertë, e hapur dhe pak e paqëndrueshme."

Këngëtarja e "365" madje i dha Kamala Harris çmimin zyrtar "brat" në një postim në Twitter pasi u zbulua se ajo po hynte në garën presidenciale sipas Newsweek.

"Brat Girl Autumn" ose Bratumn

Kënga "Brat Girl Autumn",  ka regjistruar tashmë 3348 video në aplikacionin TikTok. Sipas Cleary, Brat mishëron një energji rebele që të rinjtë në mbarë botën po përqafojnë, duke hedhur poshtë drejtpërdrejt normat estetike dhe kufizuese sociale të "vajzës së rregullt" që kanë dominuar trendet kryesore. Në vend të kësaj, duke festuar rrëmujën e bukur të jetës./ ZËRI

Poll

MOS HUMB