
LONDËR- Boksieri Florian Marku pësoi humbjen e parë në karrierë dhe kjo ndodhi përballë Chris Kongo në "O2 Arena" të Londrës. Humbjen e tij disa prej tifozëve, nuk e kanë pritur shumë mirë dhe boksier me anë të një postimi në rrjetin social Facebbok iu ka dhënë një përgjigje. Marku thotë se humbja përballë Kongos ishte e para pas 14 vitesh në ring dhe të gjithë ata që e shajnë dhe e fyejnë, kanë pritur rastin dhe nuk janë kursyer.
"Kane kaluar disa dite nga ndeshja. Kam pare edhe lexuar disa nga komentet. Dua te falenderoj nga zemra, sinqerisht, te gjithe ata qe e kane perjetuar kete humbje me mua edhe sado pak jane munduar me nje mesazh pozitiv, te tregojne perkrahje. Nuk e keni idene se sa e vleresoj secilin prej jush. Ka dhe nga ata qe priten 14 vite, qe nga hera e fundit qe un kam humbur, te te shprehen, duke u munduar te njollosin emrin tim. Flamurin tone e kam mbajtur gjithmone ne krah me Krenari dhe Trimeri sic i takon, ne cdo shtet te botes kurrë nuk e kam shitur veten as nenshtetesin time per asnje lloj vlere edhe kurre nuk do e bej. Kurre nuk jam dorezuar, kurre nuk kam bere pas ne asnje lloj beteje duke qene me krahe ose duar te thyera. Kundeshtari ishte i papershtatshem, i doli loja qe ai kerkonte duke levizur vazhdimisht dhe duke perqafuar teper, NUK ISHTE NATA IME. Po, i Lumte une HUMBA, pas afersisht 14 vitesh por, gjithcka ndodh per nje arsye dhe arsyeja e kesaj qe ndodhi do duket ne vazhdim", shkruan boksieri.
Kujtojmë se Boksieri shqiptar e nisi më mirë ndeshjen, me dy raundet e para që u duk superior. Më pas Kongo fitoi pikë të rëndësishme dhe në raundin e tetë një faull për një goditje pas koke penalizoi Markun me -1 pikë në atë raund, çka në fund arbitrat vendosën që Kongo të fitonte me pikë 3-0 (përkatësisht 96-94, 96-93, 98-92).