
TIRANË-Një prej tre të skualifikuarëve, të cilët momentalisht ndodhen në dhomën e ‘Torturës së Bardhë’, do të eleminohet në ‘Prime-n’ e së shtunës, një vendim ky që do të zgjidhet prej publikut. Si duket nominimi përballë Eglës e ka 'trembur' Ilnisën, e cila i tha Meritonit se i eliminuari do të jetë njëri prej tyre.
Ishte Meritoni që iu drejtua partneres së tij, se nëse ai largohet, ajo duhet ta fitojë këtë edicion të ‘BBVIP’. Ndërsa kjo pyetje e preku Ilnisën, që më pas shpërtheu në lot. Pasi ka nisur të qajë, është larguar prej Meritonit teksa ky i fundit është munduar ta qetësojë Ilnisën.
Biseda:
Meritoni: Çfarë eksperience kjo! Po ika, a do ta fitosh?
Ilnisa: Po pse duhet të ikësh ti? Duhet të iki unë? Ndërrojmë temë
Meritoni: Po ika, a do ta fitosh?
Ilnisa: Po ika unë, do ta fitosh ti?
Meritoni: Qëndrojmë tek e imja
Ilnisa: Po ike ti, do qëndroj thua unë këtu? Si thua ti?
Meritoni: Normal që po. Duhet ta fitosh! Pse, duhet të lësh këta që të fitojnë? Kush duhet ta fitojë, kjo (Egla)? Është i joni çmimi
Ilnisa: Ndërrojmë temë, atë se dimë ne se kush ikën? Se s’dua të qaj tani.
View this post on Instagram