Qytetërim

Florian Marku nuk ia del! Humb ndeshjen e parë në boksin profesionist

Kjo është humbja e parë për boksierin shqiptar pas 15 ndeshjeve

E.K
Florian Marku nuk ia del! Humb ndeshjen e parë në boksin profesionist
Marku dhe Kongo para ndeshjes

LONDËR- Boksieri shqiptar Florian Marku ka humbur ndeshjen e tij të parë në arenën e boksit profesionist. Në ndeshjen që u luajt të dielën në “O2 Arena” të Londrës, Marku humbi përballë rivalit të tij Chris Kongo. Ky i fundit u shpall fitues i ndeshjes me pikë, pas 10 raundeve. Boksieri shqiptar u penalizua në raundin e tetë pas një faulli dhe një pike të hequr nga gjyqtari. Tanimë është Kongo që siguron titullin IBO Intercontinental Welter.

Në sallën e madhe të boksit Marku u fut me këngën e Noizyt, me reperin shqiptar prezent në pistë dhe një prej mbështetësve kryesorë të rij. Të shumtë ishin shqiptarët në mbështetje të 31-vjeçarit, që nuk ia doli pas dhjetë raundeve.

Boksieri shqiptar e nisi më mirë ndeshjen, me dy raundet e para që u duk superior. Më pas Kongo fitoi pikë të rëndësishme dhe në raundin e tetë një faull për një goditje pas koke penalizoi Markun me -1 pikë në atë raund, çka në fund arbitrat vendosën që Kongo të fitonte me pikë 3-0 (përkatësisht 96-94, 96-93, 98-92).

Florian Marku në 15 ndeshje ka siguruar 13 fitore (8 me KO), një barazim dhe një humbje, kjo e 31 marsit në Londër kundër Kongos. Kështu, veç humbjes së parë në karrierë, Marku humbet edhe mundësinë për titullin IBO në peshën deri 67 kg.

Nga ana tjetër Kongo u rikthye te suksesi pas dy humbjeve, teksa në karrierë siglon 15 fitore.

/ZËRI 

ZERI POLL

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e shihni ju nismën e marrë nga qeveria?

  • E nevojshme, por duhej vepruar pas sezonit
  • E gabuar, godinat janë ndërtuar, të legalizohen
  • Nuk kam asnjë mendim

MOS HUMB