Qytetërim

I futi foton në gjoks dhe ‘dogji’ Sarën, Bardhi i përgjigjet Gabrielës: E keni bërë për spital këtë vajzë!

Në reagim, Bardhi ka lënë edhe një koment për moderatorin Ronaldo Sharka, të cilin e quan “teta Rona”.

F.m
I futi foton në gjoks dhe ‘dogji’ Sarën, Bardhi i
Bardhi dhe Gabriela

TIRANË- Bardhi Idrizi, reperi nga Kumanova i është përgjigjur Gabriela Arapit, ish-konkurrentes së “Përputhen”, e cila e ftuar në “Mos i bjer me top” dogji foton e të dashurës së tij, Sara Gjordenit. Ndërsda foton e reperit e vendosi në gjoks.

Në një postim në Instastory, Bardhi kërkon që Gabriela ta heqë foton e tij nga gjoksi, ndërsa shton se si pasojë e këtyre reagimeve, partnerja e tij me të cilën u njoh në Big Brother VIP, është bërë për spital. Në reagim, Bardhi ka lënë edhe një koment për moderatorin Ronaldo Sharka, të cilin e quan “teta Rona”.

“A keni turp? Aka censurë për fyerje të këtij niveli? O rob fake, edhe ti edhe ajo "teta Rona", kështu jeni, për dy klikime e tu e pranu që Sara s'të ka bërë asgjë, Duke e provokuar për çdo dalje që jeni duke bërë dhe më pas prekeni kur reagon Sara. Edhe Sara është njeri, apo keni fillu me ju besu ktyne komentuesve me adresa false? Stop me këto ofendime e bullizime se e keni bërë për spital çdo ditë. A keni motra ju? Se me ç'ka po përballet kjo vajza çdo ditë, e di veç unë dhe Zoti e ajo prapë rri n'kom e fortë. Ne shqiptart kur na djegin flamurin jemi gati për luftë, po me djeg foton e një femre ça do me thënë? Jena shqiptar, njihemi për tradita e moral. Vendose veten në pozitë të tjetrit pak. PS. Teta Rona ma hiq foton që aty,”- shkruan Bardhi.

I futi foton në gjoks dhe ‘dogji’ Sarën, Bardhi i
Postimi i Bardhit

Çfarë ndodhi me Gabrielën?

Gabriela Arapi, ish-konkurrentja e “Për’Puthen” u përball me disa foto të personazheve publikë teksa ishte e ftuar në emisionin “Mos i Bjer me top” në E Diell me Ronaldo Sharkën.

Kur pa foton e Bardhit e palosi dhe e vendosi në gjoks duke u shprehur se e pëlqen shumë si djalë dhe si personazh. Ndërsa, kur u përball me foton e Sarës, vendosi ta djegë pasi tha se nuk i pëlqen dhe i jep energji të keqe.

Poll

MOS HUMB