
Robert Berisha
TIRANË- Moderatori Robert Berisha ka rrëfyer se të dyja vajzat e tij janë takuar për herë të parë vitin e kaluar. Teksa ndodhet në ‘Ferma VIP”, Berisha tregoi se vajza e madhe jeton në Londër dhe se për këtë arsye nuk ka pasur mundësi që ta njohë me të voglën.
“Kam dy vajza, të madhen në Londër dhe të voglën në Prishtinë. Verën e kaluar janë takuar për herë të parë me njëra-tjetrën. E dyta ka ardhur me martesë, tek e para s’kam qenë as në lidhje. Shumë rrallë ka ardhur në Shqipëri vajza e madhe dhe më takonte vetëm mua. E mora dhe i thashë do ikim diku se kjo vdes për motër ose vëlla se i ka bërë 8 vjeçe, dhe e takova e motrën,”- tha Roberti.
Poll