Qytetërim

Flokët zbulojnë shkaqet e vdekjes së kompozitorit të famshëm Beethoven

Rezultatet nuk dhanë prova për problemet gastrointestinale që ai po përjetonte apo shkaqet e shurdhimit të tij, e cila iu zhvillua në të 20-at e tij. 

k.m.
Flokët zbulojnë shkaqet e vdekjes së kompozitorit të
Beethoven

GJERMANI- Kompozitori gjerman Ludwig van Beethoven besohet se ka vdekur nga sëmundje të rënda të mëlçisë dhe veshkave. Një ekip ndërkombëtar studiuesish studiuan tufat e flokëve të Beethoven-it dhe, duke përdorur ADN-në, arritën të analizonin gjenomin e tij, duke përcaktuar fillimisht se cilat nga qimet i përkisnin në të vërtetë kompozitorit dhe cilët ishin të rreme.

Gjetjet kryesore të studimit dhjetëvjeçar u botuan në vitin 2023 dhe zbuluan se kompozitori i famshëm kishte faktorë të rëndësishëm të një rreziku gjenetik për sëmundjen e mëlçisë dhe infeksionin e hepatitit B. Megjithatë, rezultatet nuk dhanë prova për problemet gastrointestinale që ai po përjetonte apo shkaqet e shurdhimit të tij, e cila iu zhvillua në të 20-at e tij. 

Pse Beethoven kishte sasi kaq të mëdha plumbi, arseniku dhe mërkuri në trupin e tij?

Substancat ka të ngjarë të jenë grumbulluar gjatë gjithë jetës së kompozitorit përmes ushqimit dhe pijeve që ai konsumoi. Beethoven e donte verën, megjithatë, një praktikë e zakonshme e prodhimit të verës në atë kohë ishte shtimi i acetatit të plumbit si ëmbëlsues dhe ruajtës. Ndërsa plumbi përdorej gjithashtu në prodhimin e qelqit për t'i dhënë pamje më të qartë dhe tërheqëse. Por Bethoven gjithashtu e donte peshkun. Në atë kohë, Danubi, ku përfundonin ujërat e zeza të qytetit, ishte një nga burimet kryesore të peshkimit, kështu që peshku i kapur për konsum ka të ngjarë të përmbante arsenik dhe mërkur./ZËRI

Poll

MOS HUMB