
Meriton Mjekiqi
TIRANË- Producenti i njohur Meriton Mjekiqi është ndjerë keq në shtëpinë e Big Brother Vip dhe ka përfunduar në spitalin e Traumës. Raportohet se ai është ndjerë keq gjatë “Prime” të një nate me parë dhe nga moderatori Ledion Liço i është kërkuar të shkojë në dhomën e rrëfimit për të marrë ndihmë.
Siç bën me dije “Report Tv”, Mjekiqi ka dalë nga shtëpia dhe është transportuar në spitalin e Traumës ku i është nënshtruar të gjithë ekzaminimeve të nevojshme. Vetë Top Channel nuk ka reaguar në lidhje me këtë dhe deri më tani dhe nga produksioni i spektaklit nuk ka detaje./ZËRI
Poll