Qytetërim

Nga ylli i komedive në emigrante në SHBA/ Pika e kthesës në jetën e Julias

Ajo e nisi karrierën si aktore në disa telekomedi, por shpejt do të zhvendosej drejt Italisë ku jetonte bashkëshorti i saj, me të cilin u nda në vitin e 7-të të martesës

E.K
Nga ylli i komedive në emigrante në SHBA/ Pika e kthesës në
Julia Ilirjani

TIRANË- Aktorja Julia Ilirjani është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother pak javë më parë, pas shumë vitesh që ishte shkëputur nga jeta publike në Shqipëri. Ajo ishte në kulmin e karrierës në Shqipëri, kur në fund të viteve ’90 vendosi që të linte çdo gjë që kishte ndërtuar për t’u larguar drejt Italisë, ku jetonte partneri i saj. Së bashku ata lindën një vajzë, Rene, e cila sot është në të 20-tat e saj, dhe një personazh i njohur në TikTok. Julia ka qenë pjesë e telekomedive të para që janë krijuar në Shqipërinë postkomuniste.

Kjo natë sa një jetë, një mjuzikëll i realizuar nga Leonard Bombaj, ka qenë një prej atyre projekteve që e nxorën në pah më së shumti Julian si aktore. Ky prodhim do të ishte i guximshëm për kohën, pasi tregonte një realitet të panjohur për publikun shqiptar. Por pavarësisht mbështetjes që publiku i dha në vitet e para të karrierës, Julia zgjodhi që të vinte në plan të parë vajzën e saj, dhe të shpërngulej drejt SHBA-ve.

Një një intervistë të dhënë 2 vite më parë, në emisionin e Rudina Magjistrarit, Julia tregoi se i mungon publiku shqiptar, por ajo ka zgjedhur që në çdo kohë të ketë prioritetet e saj, dhe tashmë ishte duke shijuar mëmësinë e saj.

Në atë emision ajo ka folur dhe për arsyet e ndarjes nga babai i vajzës së saj, martesa me të cilin zgjati vetëm 7 vite.

“Ndoshta nuk e kapërcyem dot atë krizën e vitit të shtatë që thonë. Për shumë faktorë se gjërat nuk prihen me thikë, sidomos në një marrëdhënie familjare, nuk ka gjëra që thonë ndodhi kjo apo kjo. Kam përshtypjen që është një bashkim ngjarjesh, ndjesish, historish dhe ti pastaj merr një vendim tjetër.

Unë preferova të kthehesha në Shqipëri me vajzën time, kur pashë që gjërat nuk po shkonin siç kisha ëndërruar apo mendoja. Familja u nda, por marrëdhënia e gocës me ish-bashkëshortin vazhdon të jetë shumë e mirë, unë me të kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë, ndonjëherë largësia është edhe e mirë se nuk ke kohë të zihesh. Vajza shkon tek i ati çdo herë për pushime”, u shpreh Julia në intervistën  e rreth 2 viteve më parë.

Gjatë ditës së djeshme, Julia ka treguar dhe arsyet e zhvendosjes së beftë drejt SHBA-ve, vetëm me vajzën e saj, pas ndarjes nga partneri i saj. Ajo tha se vajza, asokohe rreth 13-vjeç, kishte tentuar që të lëndonte veten për shkak të bullizmit me të cilin ishte përballur në shkollë.

Ajo tha se fillimisht e kishte dërguar vajzën te babai i saj që jetonte në Lebanon, por ai nuk kishte mundur që ta mbante këtë përgjegjësi.  

“Isha vetëm me një vajzë 13 vjeçe. Unë ika nga Shqipëria sepse më bullizuan vajzën. Jam larguar brenda një muaji, se vajza po fillonte të priste krahët. Nuk doja ta humbja. Nuk do rrija të zgjidhja çështjet e Shqipërisë në atë kohë. Ndodhi në shkollë. Unë e kam rritur vajzën vetë, çdo ditë, çdo sekondë dhe kur sëmurej e ndjeja dy ditë para, se i ndjeja frymëmarrjen, i ndjeja erën.

Kur e rrit fëmijën vet, i di të gjitha. E shikoja që kishte ca sjellje, por mendova që është ndryshimi i moshës. Ajo rrinte me bluza me mëngë të gjata, kur një ditë sesi e kapa për dore dhe ju ngrit bluza. Pashë shenja të prera. Ja ngrita mëngët dhe pashë që në të dyja krahët kishte të prera. Atëherë më iku mendja... E dërgova vajzën te i ati, po kjo nuk donte të rrinte, nuk njihte gjërat e vendit atje. Filloi ti bënte gjëra që e mërzisnin, dhe ai më pas e lëshoi, se po mos ta lëshonte edhe unë nuk do ta kisha larguar atë. Dhe ma ktheu mbrapsht vajzën", tregoi Julia.

Sa i takon qëndrimit në Big Brother, Julia ka vendosur që të përballet kryesisht me aktoren Egla Ceno, duke e cilësuar atë si një person që bullizon, dhe sulmon vajzat brenda shtëpisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB