Qytetërim

'Sugar'/ Colin Farrell në rolin kryesor

Aktori i nominuar për Oscar luan një detektiv privat amerikan në Kaliforni, John Sugar, i cili merr përsipër zhdukjen misterioze të Olivia Siegel, e cila është mbesa e dashur e producentit legjendar të Hollivudit, Jonathan Siegel. 

E.K
'Sugar'/ Colin Farrell në rolin kryesor
Colin Farrell

Traileri i serialit detektiv "Sugar" me Colin Farrell është publikuar nga Apple TV+. Aktori i nominuar për Oscar luan një detektiv privat amerikan në Kaliforni, John Sugar, i cili merr përsipër zhdukjen misterioze të Olivia Siegel, e cila është mbesa e dashur e producentit legjendar të Hollivudit, Jonathan Siegel. 

Ndërsa Sugar përpiqet të përcaktojë se çfarë ndodhi me Olivia-n, shfaqen sekretet e familjes, disa të reja dhe disa të varrosura prej kohësh.

Së bashku me Farrell-in, luajnë edhe Kirby Howell Baptiste, Amy Ryan, James Cromwell, Dennis Boutsikaris, Nate Cordry dhe Alex Hernandez. I nominuari për Oscar, Fernando Meireles drejton dhe është një nga producentët ekzekutivë së bashku me Farrell, ndërsa Mark Protosevich, David Rosen, Sam Catlin dhe Donald Joh shkruan skenarin.

Seriali pritet të debutojë në platformë të premten, më 5 prill me dy episode./ZËRI

Poll

MOS HUMB