
TIRANË- Princ Leka II dhe ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia kanë bërë të dy kallëzim në Policinë e Shtetit, ku pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri. Për ngjarjen, e cila ka ndodhur në rezidencën e familjes mbretërore është kërkuar edhe një prononcim nga vëllai i aktores së njohur, po aktori Amos Muji Zaharia. Por ky i fundit, nuk ka qenë në dijeni të ngjarjes. Lidhur me rastin “Jetë Shqiptare” në RTSH ka marrë një prononcim nga vëllai i Elia Zaharias, Amos Zaharia e ka marrë vesh "live" ngjarjen pasi është me xhirime në Prishtinë.
"Për punën e divorcit e ke fjalën? Unë jam në Prishtinë me xhirime, ti po më njofton, çfarë ka ndodhur? Uaaaa, ç'më thua! Tani po e marr vesh, ti po ma thua. Të lutem, jo...nuk më takon të flas. Ma mirëkupto të lutem,"-dëgjohet teksa thotë Amos Muji Zaharia.
Biseda e plotë me Amos Zaharia
Gazetarja: Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur. A keni një reagim për ngjarjen?
Amos Zaharia: Për cilën ngjarje më fal?
Gazetarja: Për rastin që ka ndodhur me Princ Lekën...
Amos Zaharia: Ahhhaaa... për cilin incident? Për punën e divorcit e ke fjalën?
Gazetarja: Jo për incidentin e ndodhur mes babait tënd dhe Princit që është raportuar edhe në polici ku Princi ka bërë një kallëzim.
Amos Zaharia: Jo unë nuk di asgjë, jam në Prishtinë me xhirime dhe ti po më njofton. Çfarë ka ndodhur?
Gazetarja: Ka patur një incident mes babait tënd dhe Princit Lekës ku ai ka deklaruar se kur ka shkuar në pallatin për të takuar vajzën ka pasur një përplasje fizike mes tyre dhe ka marrë dhe ndihëm mjekësore dhe ka edhe një kallëzim. Edhe nga ana e Elias ka bërë kallëzim ndaj princit.
Amos Zaharia: Ahhaa, të lutem më mirëkupto nuk më takon të flas./ZËRI