Qytetërim

Çerekfinalet e Ligës së Kampioneve plotësohen me 4 emrat e fundit: Borusia e Dortmundit, Arsenali, Aston Vila dhe Reali i Madridit

Dortmundi do të përballet me Barcelonën në 1/4-n e finaleve të Ligë së Kampionëve.

Redaksia Zëri
Çerekfinalet e Ligës së Kampioneve plotësohen me 4 emrat e
FOTO ILUSTRUESE

GJERMANI- Në ndeshjen e parë në Gjermani, Borusia gjermane dhe Lila franceze ishin ndarë në paqe 1-1. Davidi i Lilës i kaloi të tijtë në avantazh që në pjesën e parë, avantazh i cili mbeti derisa u sinjalizua edhe mbarimi i pjesës së parë. Në pjesën e dytë ritmi i gjermanëve u rrit progresivisht derisa e gjithë ndeshja ndryshoi për nëntë minuta. Ish-lojtari i Juves, Emre Cani dhe Beieri siguruan kualifikimin për në çerekfinale. Dortmundi do të përballet me Barcelonën në 1/4-n e finaleve të Ligë së Kampionëve.

Aston Vila në 1/8-at eleminoi Klub Bryzhin belg me rezultatin 3-0, me një total 6-1. Të tre golat anglezët i shënuan në pjesën e dytë, dy herë Asensio dhe një herë Matsen. Kartoni i kuq i Sabesë (Sabbe) te Bryzh, që në minutën e shtatëmbëdhjetë, e ndikoi jo pak këtë takim.

Arsenali, çerekfinalisti i tretë, hyri i shtensionuar në takimin me PSV-në e Eindhovenit, skuadër prej të cilës, si skuadra që eleminoi Juventusin, pritej më shumë qëndresë. Ndeshja e parë, e fituar 7-1, nuk la shumë peshë për takimin e së mërkurës që, i luajtur çlirët, prodhoi 4 gola, 2 për secilën skuadër. Arsenali me të drejtë nuk iu desh të hidhte në fushë formacionin më të mirë. Zinçenko shënoi i pari, u barazua nga Perishiç brenda pjesës së parë. Rajsi (Rice) shënoi sërish për londinezët brenda pjesës së parë. Dy herë ishte Stërling autori i asisteve. Driuesh barazoi për holandezët. Arsenali do të përballet në çerekfinale me Realin e Madridit, i cili përjetoi një dramë penalltish për të dalë si çerekfinalist nga derbi madrilen kundër Atletikos.

Në ‘’Vinsente Kalderon’’ Atletikoja e Madridit shënoi e para që në nisje të lojës me Gallagerin, pas një asisti nga argjentinasi De Pol. Rezultati nuk ndërroi. Topin e mbajti Reali, por Atletikoja prodhoi disa raste më tepër të drejtuara në kuadratin kundërshtar, 8 kundër 3. Te gjuajtja e penalltive Antoni Rudiger gjuajti pasi Marko Jorente e kishte humbur gjuajtjen e të tijve dhe Reali siguroi kalimin më tej.

Bajern i Mynihut-Inter, Barcelona-Borusia e Dortmundit, Arsenal-Real Madrid, Paris SG- Aston Vila do të jenë 4 takimet çerekfinale të Ligës së Kampioneve./ZËRI

Poll

MOS HUMB