
DYSELDORF– Klubi shqiptar në Gjermani njoftoi sot zyrtarisht se kishte kryer transferimin e portierit të njohur shqiptar, Enea Koliçit, duke nisur nga sezoni 2025/2026.
Koliçi, një emër shumë i njohur e me plot suksese në futbollin shqiptar, në Shqipëri dhe në Kosovë, do të provojë në ligat e poshtme gjermane pas një periudhe me FC Ballkanin në Kosovë, atje ku ishte pjesë e skuadrës në garat evropiane. Gjatë sezonit të fundit, Ballkani me Koliçin regjistruan paraqitje në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Konferencës. Portieri shqiptar dëshmoi zotësi profesionale të larta.

Koliqi është lindur më 13 nëntor 1986 në Shkodër, dhe në karrierën e tij të gjatë listohen përvoja të suksesshme me klube si Skënderbeu, Kukësi, Flamurtari, Gjilani, dhe së fundmi me Ballkanin.
Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Shqipërisë U21.
"Me ardhjen e Koliçit, klubi ynë fiton jo vetëm një portier me eksperiencë, por edhe një lider të vërtetë brenda dhe jashtë fushës", shkruante klubi në shpalljen e tij.
Mirë se vjen në familjen tonë, Enea – mezi presim të fillojmë një kapitull të ri së bashku!", shkruante klubi shqiptar.
Si qëndron historia e këtij klubi? Diaspora shqiptare nga trevat e ish-Jugosllavisë, më 1989-n, në qytetin që në korrikun e vitit të shkuar u vesh i tëri kuqezi nga 100 mijë tifozë shqiptarë për të ndjekur kombëtaren në Euro 2024, themeloi me emër dhe simbole kombëtare shqiptare një klub kuqezi, të njohur si Kosova e Dyseldorfit. Ata kanë fushën e tyre njëmijëvendëshe, Hazelsin./ZËRI