
ITALI- Zheremi Matjë habiti botën, siç e raportuam dje në ZËRI. Ai u gjend pas banakut të një rrjeti shitjesh produktesh sportive. Ndërsa dje, gruaja e 26-vjeçarit Emerson Rojal, Estela Braga, ka publikuar në profilin e saj në TikTok një video ku shfaqet mbrojtësi i Milanit.
Ai është duke bërë pazarin në një zinxhir të njohur supermarketesh. Braziliani, jashtë fushës që nga janari për shkak të një dëmtimi të rëndë në pulpën e djathtë, është parë duke lëvizur i pashqetësuar mes rafteve, pa u njohur nga askush.
17 ndeshje ka luajtur futbollisti nga Sao Paolo këtë vit me kuqezinjtë dhe pritet të rikthehet në mesin e prillit nga dëmtimi. Ish-lojtari i Real Betisit, Barcelonës dhe Totenhamot u bë pjesë e Milanit në verën e shkuar për 15 milionë euro./ZËRI