
TIRANË-Pas ndeshjes Shqipëri-Itali, Elseid Hysaj ishte futbollisti që u “kryqëzua” nga fansat pasi uli kokën dhe Italia shënoi gol. Hysaj mbylli rrjetet sociale përkohësisht dhe në një reagim të fundit u kërkoi ndjesë fansave të tij. Ndryshe nga tifozët të shumtë kanë qenë personazhet që i kanë dalë në mbrojtje mbrojtësit shkodran.
Ka qenë vetë Hysaj, i cili ka ripostuar mbështetjen e lojtarëve të skuadrës dhe jo vetëm. Një prej tyre ka qenë Jul Deda, i cili i ka dal në mbrojtje futbollistit. Aktori e ka këshilluar futbollistin që të shikojë përpara sepse kontributi qëe ai ka dhënë është i madh.
“Ec përpara Elseid Hysaj, askush nuk do të ta hedh poshtë kontributin që ke dhënë dhe po jep për Kombëtaren”, ka shkruar aktori krahas fotos së Hysajt.

Përveç, Julit edhe Fifi dhe regjisori Eduart Grishaj, i kanë dalë në mbështetje mbrojtësit.




