
Pamje nga ferma
TIRANË- Diçka ka ndodhur tek "Ferma VIP"! Këngëtarja Elsa Lila mesa duket ka pasur një komplikacion shëndetësor, ngjarje që ka shqetësuar banorët e tjerë të fermës. Një video nga “Ferma VIP” është bërë virale në TikTok, tek e cila shfaqen banorët në oborrin e fermës teksa papritur dikush bërtet emrin e Elsës. Të gjithë banorët e tjerë çohen dhe vrapojnë dhe futen brenda në shtëpi.
Nga brenda shtëpisë dëgjohet: Elsa! Elsa! Hapi gojën!
MOMENTI ME VIDEO:
Teksa të gjithë futeshin në shtëpi, Roberti çohet në këmbë dhe thotë: Çfarë ndodhi?
Ende nuk dihet se çfarë i ka ndodhur këngëtares që shkaktoi panik tek fermerët./ZËRI
Poll