Qytetërim

Shuhet në moshën 80-vjeçare piktori i njohur Ali Oseku

Ai lindi në Tiranë në 1944, në një familje me origjinë nga Gjakova

E.K
Shuhet në moshën 80-vjeçare piktori i njohur Ali Oseku
Ali oseku

TIRANË- Ka ndërruar jetë në moshëën 80-vjeçare, piktori i njohur, Ali Oseku pas një beteje të gjatë me një sëmundje të pashërueshme. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë me dije nga galeria FAB, duke shprehur ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e tij. Oseku ishte një ndër një ndër artistët më emblematik të artit shqiptar në pesëdhjetë vitet e fundit.

Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve, ai menjëherë u kthye në një figurë tërheqëse në skenën e artit shqiptar të fillimviteve ’70, duke sjellë një frymë të re në skenografitë e shfaqjeve që ai do të projektonte, si dhe një nerv artistik të veçantë në krijimet që solli nëpërmjet pikturës së tij.

Ali Oseku lindi në Tiranë në vitin 1944, në një familje me origjinë nga Gjakova. Liceun artistik e mbaroi në vitin 1963, ndërsa Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Pas studimeve, artisti fillon punë si skenograf në TOB. Në vitin 1973, në valën e ndëshkimeve shtetërore në fushën e artit dhe kulturës, artisti dënohet me burg deri në vitin 1979.

Pas kësaj periudhe, artisti punon si punëtor i thjeshtë, deri në rënien e sistemit.  Pas viteve ’90, u bë një nga zërat më aktivë të skenës artistike vendase./ZËRI 

Poll

MOS HUMB