
TIRANË- Heidi Baçi ka marrë përsipër një mision sekret në Big Brother Vip ku duhet t’i bindë të gjithë banorët e tjerë që ka një vëlla të dytë.
Ndaj në misionin e dhënë, konkurrentja duhet të prezantonte banorin më të ri të Big Brother Vip, Lidi Delia, sikur është i vëllai.
Heidi Baçit do t’i duhet ta mbajë sekret deri të shtunën dhe të mos zbulojë që në fakt Lidin as nuk e njeh, por është thjesht një konkurrent.
Ajo duhet të shtiret sikur Lidin nuk e ka takuar prej vitesh dhe nuk ia njeh as fëmijët, për shkak të konflikteve familjarë që ata kanë pasur.
Për ta bërë më të besueshme, Lidi është takuar edhe me partnerin e saj Romeo Veshaj, ku ky i fundit fillimisht u shfaq mosbesues, por më pas e priti mirë “kunatin e tij”.
“Nuk po i besoj fare kësaj situate. Heidi nuk më ka folur fare për ty. Çfarë po ndodh o Zot?! Shpresoj të zgjohet vonë që të pimë kafen bashkë. A është e vërtetë kjo që po ndodh? O sa mirë”, shprehet Romeo Veshaj dhe më pas të tre ata iu bashkuan banorëve të tjerë.
Shumica e banorëve e kanë komentuar situatën pas spektaklit, dhe duket se pjesa më e madhe e tyre e kanë besuar që Lidi është vëllai për të cilin Heidi nuk kia folur kurrë. Madje Romeo shkoi deri aty sa u përpoq që të futej mes tyre në mënyrë që ata të linin pas mëritë e vjetra. Të vetmit që kanë pasur dyshime se Heidi po aktronte janë Françeska dhe Jetmiri.
Mbetet për t’u parë nëse sekreti i Heidit dhe Lidit do të zgjasë deri të shtunën, dhe çfarë do të marrë në këmbim banorja për fitimin e këtij misioni sekret.
/ZËRI