Qytetërim

Të tre të skualifikuar, çfarë vendimi mori vëllai i madh për Eglën, Ilnisën dhe Meritonin. Gazetarja e pakënaqur

Njëri prej tyre do të lërë garën mbrëmjen e të shtunës

E.K
Të tre të skualifikuar, çfarë vendimi mori vëllai i
Meritoni, Ilnisa dhe Egla

TIRANË- Më në fund është zgjidhur misteri se çfarë do të ndodhë me aktoren Egla Ceno dhe çiftin Ilnisa dhe Meriton. Njësoj si për Eglën, Big Brother ka vendosur skualifikimin nga loja dhe për Ilnisën dhe Meritonin, të cilët deri në mbrëmjen e të shtunës do të qëndrojë të izoluar në dhomën e bardhë, dhe do të jetë publiku ai që do të vendosë se cilët prej tyre do të kthejë në shtëpi.

Ky vendim i vëllait të madh, ka irrituar Ilnisën, e cila ka kërkuar që të dalë menjëherë nga shtëpia, por pas negociatave në dhomën e rrëfimit ajo është bindur që të qëndrojë. Ka qenë dhe Meritoni si që ka insistuar që gazetarja ta pranojë sfidën, dhe të jetë publiku më pas ai që vlerëson sjelljen e secilit. Me caktimin në të njëjtën dhomë, nuk kanë munguar debatet e forta mes lojtarëve, që janë edhe kundërshtarë në garë.

Egla Ceno qëndronte e izoluar aty prej dy ditësh në dhomën e bardhë ndërsa moderatori dhe gazetarja iu bashkuan mbrëmjen e djeshme, pas leximit të zarfit të zi.

Të tre konkurrentët që u përjashtuan pas përplasjeve të forta mes tyre ku Meritoni dhe Ilnisa përndiqnin aktoren, ndërsa kjo e fundit i derdhi verën në kokë moderatorit, do të bashkëjetojnë së bashku.

“Kërkova falje por ti nuk ishte aty ta dëgjoje. E thashë tek dera, jo jashtë shtëpisë. Mund të kërkosh edhe ti falje po deshe”, i drejtohet Egla Meritonit.

Ndërsa Meritoni iu përgji: “Kërkova dhe unë falje, kur nuk ishe ti”.

Tre banorët janë skualifikuar nga loja dhe s’janë më pjesë e garës, vetëm nëse publiku vendos që ata të rikthehen në shtëpinë e BBV.

Dy prej tyre do të rikthehen në garë të shtunën, ndërsa njëri do të eleminohet.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB