Qytetërim

Beshiktash refuzon 20 milionë euro për Ernest Muçin

Arat tha se kishte refuzuar një ofertë marramendëse për ta mbajtur në ekipin e tij, pasi beson se ka një potencial të madh.

k.m.
Beshiktash refuzon 20 milionë euro për Ernest Muçin
Ernest Muçi

TURQI- Drejtuesit e Beshiktashit u mblodhën në darkën e iftarit të organizuar nga nënkryetari Mete Vardar. Nga ajo darkë, presidenti Hasan Arat bëri deklarata të veçanta për "TAKVİM", duke komentuar edhe futbollistin shqiptar Ernest Muçi. 

Për këtë të fundit, Arat tha se kishte refuzuar një ofertë marramendëse për ta mbajtur në ekipin e tij, pasi beson se ka një potencial të madh. Megjithatë nuk dha detaje se për cilin klub bëhej fjalë. 

"Një klub europian bëri një ofertë prej 20 milionë eurosh për Ernest Muçin. Megjithatë, unë e refuzova ofertën. Ai është një lojtar me potencial të madh dhe ne duam që ai të qëndrojë me ne sezonin e ardhshëm."

Ylli 22-vjeçar, i cili u transferua nga Legia e Varshavës për 10 milionë euro për 3.5 vite, ka shënuar 2 gola në 7 ndeshje deri më tani. Numri 10 shqiptar ndiqet nga shumë klube që janë të interesuar për të, por paralelisht me klubet është i angazhuar edhe me Kombëtaren Shqiptare të Futbollit, shpesh edhe si titullar në ndeshje. Një test i ri për të do të jetë edhe Europiani, ku pritet që të ketë të gjithë vëmendjen e agjentëve që kërkojnë talente të rinj për klubët e tyre./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB