Qytetërim

Edona James ‘shokon’ me deklaratën: Fitorja e Lumbardhit u ble nga babai i tij

Fitorja e Lumbardhit nuk është pritur mirë nga Edona, e cila ka hedhur akuza se votat janë blerë

E.K
Edona James ‘shokon’ me deklaratën: Fitorja e Lumbardhit u ble
Edona James dhe Lumbardhi

KOSOVË- Edona James ka hedhur akuza të forta ndaj fituesit të edicionit të dytë të “Big Brother Kosova”.

E ftuar në emisionin “Hallakamë”, Edona ka folur për herë të parë mbi fituesin e këtij edicioni, ish-futbollistin Lumbardh Salihu, duke ia quajtur fitoren të pamerituar.

Ajo gjithashtu pretendon se fitoren Lumbardhit ja ka siguruar babai i tij duke i blerë votat e publikut.

“Unë besoj se… nuk e di nëse mundem ta them por unë besoj se Lumbardhi nuk e ka 100% fitoren nga publiku por babai i tij ia ka blerë fitoren. Edhe unë po ti kisha investuar 50 mijë euro në vota do ta kisha fituar. Sepse unë i shoh reagimet e publikut jashtë shoh videot dhe ajo çfarë vë re është se populli  janë nervozuar për fitoren e Lumbardhit. Të betohem se të gjitha mesazhet ishin se unë e meritoja, pa ty nuk kishte qenë “BigBrother “ kaq i madh më shkruajnë njerëzit.”- shprehet Edona.

Vetë banorja, e cila theu tabutë, e të parës transgjinore në një Big Brother në trojet shqiptare, u rendit e katërta në finalen e madhe të javës së kaluar.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB