Qytetërim

‘Nëse unë përballem me të mos ndërhy’, Bardhi ultimatum Sarës pas futjes së ish-it të saj

Pas spektaklit, çifti që mbrëmë dha edhe puthjen e parë kanë pasur shumë për t’u sqaruar me njëri tjetrin

E.K
‘Nëse unë përballem me të mos ndërhy’,
Momenti i futjes se Bebes ne shtepi

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme u bë pjesë e Big Brother këngëtari Endrik Beba, i cili dhe në klipin prezantues, foli për marrëdhënien që kishte pasur në të kaluarën me një prje banoreve. Edhe pse nuk e përmendi me emër, u kuptua se ai ka pasur një marrëdhënie disa vite më parë me Sarën.

Por si reagoi Sara kur mori vesh se banori më i ri do ishte ish-i i saj? Në një video, ku Endriku po prezantohej, shihej Sara e cila u habit dhe shokua, por tregoi para publikut me gjestet e saj, se është gati dhe pret që të fillojë loja. Madje gjatë prezantimit të Endrikut, ajo shihet duke përveshur mëngët.

Kur Endrik Beba u fut brenda shtëpisë dhe nisi të takonte banorët, Sara ishte duke e parë me një buzëqeshje të ngrirë dhe ishte një takim shumë i ftohtë mes tyre. Ndërkohë që pas Prime-t, Sara ka komunikuar me Bardhin, ku ai i kërkoi që të mos përzihej në rast se do të kishte një përballje me ish-të dashurin e saj.

“Nuk është te gjëja para 9 viteve, është te personi dhe lloji i personit që është. Ti e di shumë mirë, që edhe kur kam pasur të drejtë, e kam parë njëherë atë derën atje unë, kam ikur fishekë. Unë dua kur situatat janë serioze, dhe që mund të më përzjejnë ditën, ti parandaloj. Sepse rikujtohu se çfarë të thashë para 5 fjalive, që është te personi, që je në një vend që jo të gjithë personat janë me mua, edhe nëse kam të drejtë. Nuk shqetësohem…”, tha Sara, ndërkohë që Bardhi u shpreh:

Mos bëj panik, çfarëdo që të ndodhi mirësetëvijë, nuk kam asgjë as kundër të kaluarës, as kundër teje, dhe as kundër atij djali. Ishalla po kalon sa më mirë, nëse më provokon në ndonjë pikë, mos u përziej. Nëse unë jam aty, mos u provoke nga njerëzit, nuk kam asgjë kundër atij.

Ndërkohë që Sara vijoi: Nuk do të më shohësh asnjëherë duke futur xixa.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB