
TIRANË- Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, “Big Brother” iu dha mundësinë dy banoreve të shtëpisë, Ilnisës dhe Ledjonës që të bëjnë një telefonatë me vajzat e tyre.
Por ishin banorët e shtëpisë ata që do zgjidhnin se cila nga vajzat do të fliste në telefon me të voglën e saj Ledjona apo Ilnisa.
Ledjona e fitoi këtë mundësi me shumicë votash nga banorët por gjithsesi ajo vendosi që këtë mundësi të mos e shfrytëzojë por ti jepte mundësi Ilnisës të fliste me vajzën ë saj Anais.
Ledjona u shpreh se vajza e Ilnisës është më e vogël dhe duke qenë se ajo e ka diçka nga vajza (për arushin e saj) do të donte t’ia kalonte asaj telefonatën.
“Ledion të them diçka? Unë kam kam folur pak me Ilnisën për sa përket marrëdhënies që kemi me vajzat dhe duke qenë se e ka më të vogël dhe unë e kam diçka nga vajza dua ta bëj Ilnisa telefonatën”, u shpreh Ledjona.
Ky gjest i saj u prit mirë nga Ilnisa, edhe pse mes tyre ka pasur sherre të vazhdueshme. “Nuk do ta harroj kurrë këtë”, i tha Ilnisa, ndërkohë që pati dhe një përqafim mes dy banoreve./ZËRI