Qytetërim

E thotë studimi! Këto janë efektet pozitive të të pasurit një qen ose një mace

Studiuesit kanë zbuluar se të kesh një mik katërputrosh të ruan funksione specifike të trurit ndërsa plakemi.

k.m.
E thotë studimi! Këto janë efektet pozitive të të
Foto ilustruese

TIRANË- Ndërsa popullsia globale plaket dhe normat e demencës shtohen, shkencëtarët mund të kenë gjetur një aleat "të papritur" në luftën kundër dështimit të aftësive njohëse. Macet dhe qentë, sipas një studimi të ri, mund të jenë duke mbajtur në punë një pjesë të trurit tuaj. Studiuesit kanë zbuluar se të kesh një mik katërputrosh të ruan funksione specifike të trurit ndërsa plakemi.

Nga studimi, pronarët e qenve rezultuan se ruanin kujtesë më të mprehtë, ndërsa pronarët e maceve treguan rënie më të ngadaltë të rrjedhshmërisë verbale. Megjithatë, kur bëhet fjalë për rënien më të ngadaltë të aftësisë njohëse te pronarët e tyre, duket se jo të gjitha kafshët shtëpiake kanë "efekt". Për shembull peshqit dhe zogjtë, edhe pse janë shumë simpatikë, nuk treguan ndonjë lidhje të rëndësishme.

Adriana Rostekova, një studiuese dhe autore kryesore e artikullit, i cili u botua në revistën "Scientific Reports" përdori të dhëna nga tetë valë të Anketës së Shëndetit dhe Daljes në Pension në Evropë për të shqyrtuar marrëdhënien midis pronësisë së kafshëve shtëpiake dhe aftësisë njohëse për një periudhë 18-vjeçare tek të rriturit e moshës 50 vjeç e lart. Ajo shqyrtoi në mënyrë specifike rolin e veçantë të mbajtjes së qenve, maceve, zogjve dhe peshqve.

"Risia kryesore e studimit tonë ishte se gjetëm dallime të dukshme midis specieve", tha ajo.

“Jetëgjatësia e shkurtër e një peshku ose zogu mund të kufizojë potencialisht nivelin e lidhjes emocionale që dikush është në gjendje të zhvillojë. Mbajtja e një zogu mund të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit të pronarit për shkak të niveleve të rritura të zhurmës, të cilat janë të lidhura me degjenerimin e aftësisë njohëse. Por bashkëveprimi me qentë dhe macet mund të ofrojë stimulim unik njohës, i cili mund të jetë më pak i theksuar tek kafshët e tjera shtëpiake që janë më pak kërkuese.”

Hulumtime të tjera kanë gjetur prova të një rritjeje të aktivizimit prefrontal të trurit dhe zgjimit emocional të shkaktuar nga ndërveprimi me një qen. Po ashtu, ekzistojnë prova të aktivizimit të shtuar të korteksit prefrontal dhe gyrusit frontal inferior kur bashkëveprojmë me macet, gjë që spekulohet të jetë e lidhur me temperamentin karakteristik dhe të vështirë të kafshës./ZËRI

Marrë nga TheGuardian

Poll

MOS HUMB