Qytetërim

Aktori Julian McMahon ndërron jetë në moshën 56 vjeç

McMahon vdiq më 2 korrik në shtëpinë e tij në Florida, tre javë para ditëlindjes së tij të 57-të.

k.m.
Aktori Julian McMahon ndërron jetë në moshën 56 vjeç
Julian McMahon

SHBA- Aktori dhe ish-model australian Julian McMahon ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare. Lajmin e konfirmoi bashkëshortja e tij, Kelly, për Deadline. McMahon vdiq më 2 korrik në shtëpinë e tij në Florida, tre javë para ditëlindjes së tij të 57-të.

“Me zemër të hapur, dëshiroj të ndaj me botën se bashkëshorti im i dashur, Julian McMahon, ndërroi jetë në paqe këtë javë pas një beteje të guximshme me kancerin. Ai e donte familjen e tij. Ai i donte miqtë e tij. Ai e donte punën e tij dhe i donte fansat e tij."

Ai ishte më i njohur për rolet e tij si Dr. Doom në Fantastic Four të Marvel, si Cole Turner në serialin fantastiko-misterial The Charmed Ones dhe si Christian Troy në serialin mjekësor Nip/Tuck. Në vitin 2004, ai u nominua për një çmim Golden Globe për Aktorin më të Mirë në një Serial Drama.

Roli i tij i fundit erdhi në fillim të këtij viti , në serialin e Netflix-it 'The Residence', ku ai luajti rolin e Stephen Roos, Kryeministrin e Australisë - një post që në fakt u mbajt nga babai i tij, Billy McMahon, nga viti 1971 deri në vitin 1972.

McMahon u martua me këngëtaren australiane Dannii Minogue në vitin 1994 dhe ata u divorcuan vitin pasardhës. Ai u martua për herë të dytë, me aktoren Brooke Burns më 22 dhjetor 1999 por u divorcuan në vitin 2001. Ata patën një vajzë së bashku, Madison, më 9 qershor 2000. Në vitin 2014, ai u martua me Kelly Paniagua./ZËRI

Poll

MOS HUMB