
Sara dhe Bardhi
TIRANË- Sara i është dorëzuar plotësisht emocioneve mbrëmjen e sotme dhe për këtë mjaftoi që në sfond të vendosej një këngë dedikuar nënës. Banorja ka nisur të qajë me ngashërim teksa po qëndronte në "living" me Bardhin dhe ka kërkuar të ëmën.
"Thjesht dua mamin", thotë ajo.
Bardhi i zënë në befasi nga reagimi i Sarës është munduar t'i qëndrojë pranë dhe ta qetësojë, por ka qenë e pamundur. Siç duket mungesa e nënës e ka munduar prej ditësh dhe sot ishte momenti ta shfaqte përmes muzikës dhe lotëve.
View this post on Instagram
Këto ditë nuk kanë qenë të lehta për banoren e cila pas debatit me Françeskën ka shpërthyer në lot pranë Bardhit./ZËRI
Poll