
Dy nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit, Brad Pitt dhe Penelope Cruz, u bënë bashkë në shfaqjen e sotme të Chanel Vjeshtë/Dimër 2024-2025 në Paris. Aktorët bashkëpunuan në një film të shkurtër që përfshin skena nga klasikja e tij e vitit 1966 ‘’A Man and a Woman’’, e vendosur në Normandi. Pitt dhe Cruz shfaqen në rolet e luajtura më parë nga Anouk Aimée dhe Jean-Louis Trintignant, në filmin bardhë e zi, duke përfaqësuar skena të ndryshme nga filmi, me disa ndryshime të reja krijuese.
Ashtu si filmi, filmi i shkurtër zhvillohet në qytetin bregdetar të Deauville, ku Coco Chanel hapi butikun e saj të parë në vitin 1913 dhe ishte burimi kryesor i frymëzimit për koleksionin e kuruar nga Virginir Viard.
Cruz mori pjesë në sfilatën e modës, por Pitt nuk u shfaq, pasi rrallëherë merr pjesë në ngjarje të tilla. Të dy kanë përfaqësuar markën e famshme prej vitesh, me Pitt që promovon aromën e parfumit n. 5. Kjo është hera e parë që dy aktorët luajnë, qoftë edhe në një film shumë të shkurtër./ZËRI
Më poshtë mund të shihni një fragment nga filmi:
View this post on Instagram