Qytetërim

Sara mban në prehër Meritonin, kush i 'zhduku' fotot nga Instagrami i Bardhit

Në Instagram shohim që nuk ka asnjë foto apo video të dyshes dhe duket se janë fshirë menjëherë pasi në rrjet po qarkullon kudo fotoja kur Sara mban në prehër dhe përkëdhel Meritonin në prani të Bardhit. 

a.l
Sara mban në prehër Meritonin, kush i 'zhduku' fotot nga
Sara, Meritoni, Bardhi

TIRANË- Sara Gjordeni është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes, për shkak të situatave dhe dinamikave interesante që ka sjellë në shtëpinë e "Big Brother Vip". Në fillim përplasja fizike me Françeskën dhe tani një afrimitet i pazakontë i saj me shokun e Bardhit, Meritonin. 

Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga familjarët e artistit nga Kumanova të cilët siç tashmë e dimë, menazhojnë rrjetet e tij sociale. Me vetëm një lëvizje ata kanë dhënë sinjalin e parë që janë kundër raportit të tij me modelen. Në Instagram shohim që nuk ka asnjë foto apo video të dyshes dhe duket se janë fshirë menjëherë pasi në rrjet po qarkullon kudo fotoja kur Sara mban në prehër dhe përkëdhel Meritonin në prani të Bardhit. 

Sara mban në prehër Meritonin, kush i 'zhduku' fotot nga
Postimet në faqen e Bardhit

Pamjet pritet të transmetohen spektaklin e sotëm bashkë me dinamikat e tjera që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve në shtëpinë më të famshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB