Qytetërim

“Nuk po e besoj më”/ Pas bisedës, Romeo dhe Heidi përloten: Jam copash

Dyshja si duket kanë patur keqkuptime, pasi Romeo mendon se Heidi është larguar nga ai.

f.t
“Nuk po e besoj më”/ Pas bisedës, Romeo dhe Heidi
Heidi Baci dhe Romeo Veshaj

TIRANË- Një nga çiftet e 'Big Brother Vip' janë përfshirë në një sqarim të gjatë mes tyre. Romeo dhe Heidi kanë diskutuar rreth marrdhënies së tyre ku as lotët nuk kanë munguar nga dyshja. Dyshja si duket kanë patur keqkuptime, pasi Romeo mendon se Heidi është larguar nga ai.

Heidi e ka sqaruar se e ka të vështirë të luajë kur ka edhe ndjesi për dikë, por Romeo nuk e beson.

Heidi: Çfarë të bëj?

Romeo: Si çfarë të bësh?

Heidi: Si mund ta thuash këtë? Si ta zë goja?

Romeo: Sepse kam ndjesinë dhe fakte.

Heidi: Çfarë ndjesie që nuk të dua unë ty? Je gabim. Se di si ta zë goja.

Romeo: Zemra, jam copash.

Heidi: Pse unë jam mirë? Jam totalisht akull. Se di si ta zë goja.

Romeo: E bën çdo ditë e më shumë.

Heidi: Çdo ditë e më shumë?! Unë dua siguri dhe ti më thua këtë. Ndoshta dua më shumë siguri. Dua dhe më shumë se kam. Më duket sikur mi hedh të gjitha poshtë. Sinqerisht ta them.

Romeo: Pse unë nuk po flas sinqerisht?

Heidi: Ndjehem shumë idiote.

Romeo: Pse? Meqë thua i kam hedhur poshtë, po ti çfarë bëre dje, pardje.

Heidi: Unë dua siguri. Ti nuk më kupton fare.

Romeo: Po ti mua po më kupton. Mos ndoshta dua edhe unë të kuptohem.

Heidi: Ik tani bëj çfarë të duash.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB