
FRANCË- Prokuroria në Paris njoftoi sot hapjen e një hetimi të ri kundër aktorit Gerard Depardieu. Aktori akuzohet sërish akuzohet për sulm seksual gjatë xhirimeve të filmit "Les Volets Verts" të Jean Becker në vitin 2021. Paditësja 53-vjeçare, e quajtur Amelie, ka bërë padi në prokurorinë e Parisit më 23 shkurt. Ajo akuzon yllin e njohur të filmit për sulm seksual dhe sharje seksiste.
Sipas një raporti të 'Mediapart', Depardieu dyshohet se e kapi atë nga beli dhe i preku gjoksin, përpara se truprojat e tij të ndërhynin.
“Ai po bërtiste dhe po qeshte me vete. Pastaj më thoshte, do të takohemi përsëri, dashuria ime. U habita, u shqetësova,”-tha ajo.
Ky është hetimi i tretë ndaj aktorit 75-vjeçar. Gerard Depardieu ka qenë nën hetim që nga viti 2020, pasi aktorja Charlotte Arnoul pretendoi se ishte viktimë e francezit.
Por akuzat i ka hedhur poshtë vetë aktori.
“Kurrë, kurrë. Unë nuk kam abuzuar me një grua,”- nënvizoi Gerard Depardieu në një letër të hapur të botuar më 1 tetor në gazetën franceze "Le Figaro"./ZËRI