
BRITANI E MADHE-Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa në një intervistë të sajën ka folur për pasojat që ka lënë lufta në Kosovë tek ajo. Dua Lipa, ka reflektuar për ndikimin që ka pasur lufta në Kosovë tek ajo dhe ka thënë se komunikimi me njerëzit që e kanë përjetuar hapi “një botë krejtësisht të re”.
“Kam dëgjuar përjetime nga miqtë në Kosovë që kanë humbur anëtarë të familjes. Shtëpitë e djegura. I pashë ata. Kur ke komunikim të drejtpërdrejt me njerëz që e kanë përjetuar luftën, kjo hap një botë krejtësisht të re dhe kjo ndodhi ngjashëm edhe për mua. Ndihem shumë afër (për ata që vuajnë) ndaj padrejtësive në botë, apo ndaj pabarazive. Qoftë luftë apo diçka tjetër, të gjithë kanë eksperienca të ndryshme. Ka të bëjë me mbështetjen dhe të mësuarit së bashku”, tha 28-vjeçarja, raportojnë mediat e huaja.
Dua vjen nga një familje shqiptare e Kosovës e cila u shpërngul në Britaninë e Madhe para se të lindte në mes të konfliktit në vend. Serbia dhe Kosova, kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada dhe lufta e viteve 1998-99 la më shumë se 10,000 njerëz të vdekur./ZËRI