Qytetërim

Tashmë Ferragnez i përkasin të shkuarës, veprimi i fundit vulos ndarjen

Fedez dhe Chiara Ferragni nuk e ndjekin më njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale.

E.K
Tashmë Ferragnez i përkasin të shkuarës, veprimi i fundit
Fedez dhe Chiara

ITALI- Ndarja mes Chiarës dhe Fedez është përfundimtare, tashmë edhe në rrjetet sociale, pasi dyshja ka vendosur që të mos e ndjekin më njëri-tjetrin. Lëvizja ka pasur krizën e vazhdueshme mes të dyve, që janë konfirmuar edhe në komunikime të ndryshme që ata kanë pasur për mediat. Ky veprim shënon dhe fundin e raportit të tyre në rrjetet sociale, pasi më herët Fedez kishte hequr të motrat e Kiarës nga Instagrami, përgjatë muajit Mars.

Nuk dihet nëse kjo lëvizje është rezultat i një përkeqësimi të ri të marrëdhënieve mes të dyve apo një lëvizje e natyeshme, pas krizës në raportin e tyre.

Disa burime flasin për acarim të Fedez-it ndaj disa personave të ndjekur nga Chiara, aq i bezdisur saqë ka bërë që ta bllokojë atë nga rrjetet.  

Nga ana tjetër, dukej mjaft e çuditshme edhe fakti që Fedez kishte pushuar së ndjekuri motrat e Chiarës, Valentina dhe Francesca, duke shënuar një shkëputje të qartë me familjen Ferragni (e cila gjithashtu iu përgjigj me një trajtim të ngjashëm), ndërsa me Chiarën kanalet e komunikimit social mbetën të pandryshuara për disa kohë.

Poll

MOS HUMB