Qytetërim

Probleme me frymëmarrjen, Ramadani shmang operacionin, si është gjendja e tij

Si është gjendja e mesfushorit të Kombëtares kuqezi

E.K
Probleme me frymëmarrjen, Ramadani shmang operacionin, si është
Ylber Ramadani

ITALI- Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ylber Ramadani do të mungojë në ndeshjen e së dielës me Leçen. Arsyeja është një infeksion në qafë, që i ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje, dhe probleme të tjera me shëndetin e tij.

Mesfushori iu nënshtrua menjëherë testeve dhe terapive të specializuara që e ndihmuan të shmangte operacionin. Deri më sot ai e ka kapërcyer fazën akute dhe së shpejti do të jetë në dispozicion të trajnerit Goti, por edhe qetëson kombëtaren shqiptare, pak muaj para Europianit.

Ramadani konsiderohet lojtar kyç në formacionin e Leçes, teksa gjatë sezonit aktual është aktivizuar në 30 ndeshje të Serisë A, në të gjithë si titullar, si dhe ka shënuar një gol, atë të fitores 2-1 përballë Frozinones më 16 dhjetor.

Poll

MOS HUMB