
TIRANË- Vajza e shkrimtarit të ndjerë, Ismail Kadare, Besiana ka rishpërndarë disa pamje të të atit, i cili u përcoll dje për në banesën e tij të fundit. Në rrjetin e saj social "X", Besiana ka rishpërndarë një video të publikuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Në video janë pamje të rralla të shkrimtarit Kadare me bashkëshorten e tij, Helenën por edhe me kolegë.
Videon e ka shpërndarë edhe e bija, e cila e ka shoqëruar me: Sa pamje të bukura dhe prekëse të prindërve të rinj!

NDIQNI VIDEON E MËPOSHTME:
Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur është ndarë nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare. Ai konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ku shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij është shtrirë edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime./ZËRI