Qytetërim

Dikur do “binjakëzohej” me Lacion/ Sot "Shkumbini" del në ankand

Vera fillestare do të nisë nga 4.000.000 lekë (4 milionë lekë të rinj).

k.m.
Dikur do “binjakëzohej” me Lacion/ Sot "Shkumbini"
Foto ilustruese

PEQIN- Bashkia e Peqinit ka nxjerrë në ankand 80 përqind të aksioneve të klubit të futbollit "F.K. Shkumbini", për një vlerë prej 4 milionë lekësh (të rinj). Në ankandin e hapur nga Bashkia e Peqinit, e cila është aksionere me 100% të aksioneve, ka vendosur edhe çmimin e klubit. Data për ankandin do të jetë 18 mars 2024, ndërsa vlera fillestare do të nisë nga 4.000.000 lekë (4 milionë lekë të rinj).

"Klubi i futbollit ‘Shkumbini’ sh.a është shoqëri e organizuar në formën e shoqërisë aksionere e krijuar në vitin 2011, ku aksionet zotërohen në masën 100% nga Bashkia Peqin. Në mënyrë më të zgjeruar objekti i shitjes përshkruhet në shtojcen 10,”- thuhet në dokument.

Dikur do “binjakëzohej” me Lacion/ Sot "Shkumbini"

Pritet që presidenti aktual i klubit, Ali Kasa të bëjë ofertën e tij për të kaluar 80 përqind të aksioneve në emrin e kompanisë që zotëron, duke i hapur rrugë ndryshimit të statusit të Klubit të Futbollit Shkumbini. Aktualisht skuadra ndodhet në vendin e tretë të grupit B në Kategorinë e Dytë. Por më herët, ëndrrat për këtë klub kanë qenë të mëdha. 

Gjatë fushatës së vitit 2013, kreu aktual i RadioTelevizionit Shqiptar, Alfred Peza premtonte binjakëzim me ekipin e Lazios.

“8 vite më parë dikush premtoi që Peqini të shkonte në kupat e Europës. Por sot, Peqini, fatkeqësisht është duke rënë nga kategoria. Premtimi dhe programi përfshin 5 pika: Stadium me ndiçim për Peqinin;Ndërtimi i akademisë së futbollit Peqini; Televizioni Shkumbini Channel sipas modeleve më të mira Milan Channel, Inter Channel e kështu me radhë; Ambiente të rikonstruktuara dhe fushë me ndriçim natën për stërvitje dhe binjakëzim me ekipin e Lazios,”- kështu premtonte Peza gati 12 vite më parë.

Por duket se tani, situata nuk është më e njëjta. Shkumbini po lufton për mbijetesë./ZËRI

Poll

MOS HUMB