
TIRANË- Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ndarë një pjesë nga kënga e re që pritet të publikojë së shpejti. Duket se teksti i këngës është një dedikim për jetën e saj personale, dhe fansat shprehen të bindur për këtë.
“Mos ma përmend emrin,
doje me më dhënë ti mbiemrin
Vet kam për t’ja dal,
jetën ti s’ma ndal”…
Kënga pritet të publikohet së shpejti, ndërsa pjesa e tekstit që ka zgjedhur të postojë Xhensila, nuk është pa shkak.
Kallaku dhe Xhensila Myrtezaji kanë zgjedhur të heshtin për gjatë gjithë kësaj kohë që flitet intensivisht për divorcin e tyre. Por veprat flasin më shumë se fjalët. Ata kanë fshirë çdo gjurmë të njeri-tjetrit në rrjetet sociale, fotot dhe kujtimet e madje nuk ndiqen më. Megjithatë konfirmimi zyrtar i ndarjes nuk ka ardhur ende.
/ZËRI